Jemi mësuar ta shikojmë shpesh në oborrin e Parlamentit, ku gjithnjë takimet dhe përshëndetjet me kolegët zënë një pjesë të mirë të kohës së saj.
E kemi fjalën pikërisht për ish-ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, që vijon të mbetet një mike dhe kolege e mirë për të gjithë.
Ndonëse pak vite më parë e shihnim të mbërrinte në ambientet e Parlamentit me makinë dhe shoferë, këtë herë tabloja është krejt ndryshe.
Ashtu siç duket edhe në fotot e shkrepura nga paparaci ynë, Gjonaj këtë javë ka mbërritur në Parlament me taksi. Teksa zbret nga taksia në ambientet e jashtme, ajo nxiton hapat për t’u futur brenda, ku dukshëm vihet re se ish-ministrja ishte disi me vonesë.
Nuk e dimë se çfarë ka ndodhur me makinë e saj, por sido që të jetë puna, duhet thënë se Etilda e ka zgjidhur edhe këtë ‘incident’, duke marrë një taksi, gjë që nuk ndodh shpesh në fakt në radhët e politikanëve tanë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al