10 Qershor, 2023

Fotot nga paparazzi/ Disa aktivitete me një veshje për Bora Muzhaqin


Ministrja më e re e kabinetit Rama është ndër personazhet më të komentuar në media. Kryesisht, Bora Muzhaqi është vënë në qendër të kritikave për batutat që shpeshherë i thotë në daljet e saj televizive.

Megjithatë, në faqet tona, shpeshherë ministrja është pikërisht për “look”-un e saj. Pasi e kemi parë me aksesorë të shtrenjtë në veshjet e saj, ministrja na tregoi anën më sportive, duke ardhur në Parlament me atlete dhe “Tshirt”. E pasi e ezauroi edhe këtë pamje, Bora provoi të ishte më shumë brenda kornizave të postit të lartë që mban. Ndaj, edhe nisi të shfaqej në seli me kostume zyrtare e taka të larta.

Këtë herë, Muzhaqi kishte zgjedhur një fustan nën gju në ngjyrë të zezë dhe një xhaketë të bardhë, që i përshtaten postit dhe angazhimit të saj në Parlament. Megjithatë, ajo që na ra në sy ne është fakti që të njëjtat veshje, ministrja i ka përdorur edhe në disa dalje të tjera si mediatike, ashtu edhe të enjteve në Parlament.

Ndoshta Bora është një natyrë praktike dhe nuk e ka problem të përsëris veshjet, apo ndoshta ajo zgjedh mos të shpenzojë shumë për veshjet formale, duke qenë se përgjithësisht pëlqen të jetë tip sportiv në të përditshmen e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al