17 Mars, 2024

Fotot nga paparazzi/ Ditmir Bushati larg politikës, por pranë familjes! Ish-ministri në Bllok me djalin!


Prej shumë kohësh Ditmir Bushati nuk është më pjesë aktive e politikës shqiptare. Dikur, Bushati ishte ndër ministrat më të spikatur të kabinetit Rama, ku për vite me rradhë drejtoi diplomacinë shqiptare.

Por duket se largimi nga politika, i ka sjellë Bushatit edhe më shumë kohë të lirë për familjen. Gjithnjë një natyrë formale që nuk del nga kornizat, këtë herë ish-ministri është “dorëzuar” para rolit si baba.

Në shkrepjen e mëposhtme, shihet Bushati, teksa ka marrë djalin e tij nga shkolla. E ashtu si shumë prindër, ish-ministri ka zgjedhur që t’ja mbajë ai çantën djalit, teksa ashtu si shihet, i biri ecën krah tij.

I veshur disi më casual sesa jemi mësuar ta shikojmë, Ditmiri na tregon anën tjetër të tij, anë të cilën përgjatë karrierës së gjatë politike, ka zgjedhur mos ta prekë asnjëherë. Por, si duket angazhimet e reja, tashmë i japin më shumë kohë dhe mundësi për detyrat e tij edhe si baba.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al