Deputetja e qarkut të Fier, ka qenë rrallë pjesë e faqeve tona. Shkak për këtë është profili i saj si politikane, gjithnjë disi më e tërhequr.
Flasim për Antoneta Dhimën, e cila zgjedh të ruaj një profil të ulët në media. Gjithnjë ajo zgjedh ti bashkohet seancës nën shoqërinë e mikeshave të saj, dhe ky rrugëtim tek oborri i Parlamentit është gjithnjë i qetë, pa ndonjë detaj që të tërheq vëmendjen, të paktën deri më sot.
Ishte e pashmangshme që mos të vihej re ndryshimi që deputetja e Partisë Socialiste kishte bërë në “look”-un e saj. Prej shumë vitesh, Antonetën e kemi parë me flokë të shkurtra dhe bionde, por këtë verë, ajo ka vendosur që të vijë ndryshe.
Ashtu edhe si mund të dallohet në foto, ajo i ka dhënë flokëve të saj disa tonalitete të ngjyrës së kuqe. Nuk e dimë nëse ky është një ndryshim përfundimtar, apo një eksperiment që Dhima ka vendosur të bëjë këtë sezon veror.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al