Kryeministri Edi Rama është fotografuar nga paparazzi ynë pak ditë më parë, teksa po linte godinën e Parlamentit.
Ai në fillim është parë me një nga shoqëruesit e tij, i cili po kujdesej t’i mbante çadrën. Por më pas, Kryeministri e ka larguar, duke preferuar ta mbajë vetë çadrën dhe të mos jetë i shoqëruar nga truprojat e tij.
Ky veprim me sa duket e kishte një arsye të fortë dhe kJo kishte të bënte më faktin se zoti Rama po drejtohej te grupi i gazetarëve dhe kameramanëve ku dhe dha një prononcim.
Gjatë gjithë kësaj kohe ai mbajti vetë çadrën, mbase edhe si një shenjë modestie në mes të gazetarëve.
Në fakt, në të gjithë historikun e jetës politike të zotit Rama, marrëdhënie e tij me gazetarët ka pasur edhe episode jo të këndshme, ndërkohë që në fillim të këtij mandati ai u premtoi gazetarëve se do të tregonte më shumë respekt për punën e tyre. Mbase edhe ky gjest tregon një lloj respekti ndaj tyre.
/Panoramaplus.al
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al