22 Gusht, 2022

Fotot nga paparazzi/ Eduart Shalsi, “fshatçe” në Parlament


Kush tha se deputetët duhet të jenë formalë? Vitet e fundit, ligjvënësit tanë kanë treguar se tashmë e kanë thyer tabunë e kostumit klasik të politikanit.

Disa nga emrat më të njohur të politikës shqiptare ruajnë tashmë një stil disi më sportive, duke zgjedhur të dalin edhe me atlete. Por një emër tjetër që u bashkohet personazheve të politikës që zgjedh të jetë më shumë komod sesa formal është Eduart Shalsi.

Deputeti shihet në shkallët e Parlamentit, teksa e ka hequr xhaketën e politikanit. Por ky nuk është nga ato rastet që ka zgjedhur ta mbajë në makinë, apo mos ta marrë fare me vete. Si shihet edhe nga fotot, deputeti i Partisë Socialiste zgjedh që ta mbajë hedhur krahëve. Ndonëse temperatura të larta, si për të ruajtur imazhin e zyrtarit të lartë, ai e ka mbi supe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al