Enrique Iglesias ka nxjerrë në shesh edhe disa emra të politikës shqiptare. Natyrisht që ministrja e Kulturës, nuk kishte sesi të mungonte në këtë event të organizuar. Elva Margariti ka marrë pjesë në koncertin së bashku me Blerina Gjylametin dhe Anjeza Maja.
Tre zonjat kanë zgjedhur që ta shijojnë së bashku mbrëmjen, ku nuk ka munguar alkooli, por edhe kërcimet me këngët e këngëtarit me famë botërore. Ministrja kishte zgjedhur të vishte një bluzë me mëngë të gjata, të bardhe dhe pantallona të zeza. Ndonëse në një festë, ajo nuk e kishte kursyer pamjen prej zyrtareje të lartë.
Nga ana tjetër, Gjylameti ka qenë më sportive. Zonjat e politikës nuk e kanë ndalur kërcimin përgjatë gjithë mbrëmjes duke e shijuar kështu atmosferën e krijuar në shesh. Në fakt kjo nuk është hera e parë që shohim Margaritin duke kërcyer. Në çdo festë që organizohet ajo është ndër të parat, që ‘harron’ për pak profilin zyrtar dhe ia merr kërcimit, pa u shqetësuar aspak nga objektivat e kamerave.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al