Jemi mësuar ta shikojmë shpesh sportiv, teksa bëhet pjesë aktive e seancave plenare. Flasim për Erion Braçen, që kur vjen puna për të bërë opozitën brenda pozitës, nuk kursehet.
Duket se Braçe është ndër politikanët që më së shumti ka ftohtë. Si e shikojmë edhe në fotot e paparacit tonë, ai ka zgjedhur një xhup të trashë e të gjatë si dhe shall për të qenë edhe më ngrohtë.
Të gjithë pamjen ai e kishte kombinuar me atlete, duke u renditur tek politikanët që tashmë ka hequr dorë nga formaliteti i kostumit. Por duket se kjo është një pamje e përsëritur për deputetin e Fierit.
Thuajse në çdo seancë plenare, ai zgjedh të njëjtin xhup, madje edhe të njëjtin shall. Por këtë herë, veshja e trashë është edhe e justifikuar, duke qenë se Braçe, duket disi i sëmurë.
Si duket edhe në foto, deputeti i PS, ka shkuar në seancën plenare me maskë, duke qenë se prej disa ditësh ka qenë i sëmurë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al