Eslemvera Zake është një emër i ri në politikën tonë, duke ardhur në Parlament vitet e fundit. Deputetja simpatike është shfaqur sesionin e shkuar në seancë plenare me një fustan mbi gju, duke marrë vëmendjen e të gjithë të pranishmëve.
Veshjen me ngjyra ajo e kishte kombinuar me sandalet me taka të larta, duke sjellë pamjen e një pasarele mode më shumë sesa të një ligjvënëse.
Por mund të themi që për deputeten e Partisë Socialiste, kjo pamje i përket së shkuarës. Në nisjen e vitit të ri parlamentar, Zake duket se ka zënë mend. Ajo ka zgjedhur një fund të zi, këtë herë nën gju si dhe një këmishë me mëngë të gjata për të veshur në nisje të sezonit të ri. Duket se tashmë daljet e saj publike do të jenë larg pamjes ekstravagante që pamë pak muaj më parë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al