Familja Gjebrea është mbledhur për të shijuar koncertin e Enrique Iglesias, organizuar në mbrëmjen e 30 qershorit në Tiranë. Prej disa vitesh, djali i Arditit, ka zgjedhur të jetojë në SHBA, ndaj edhe vizitat e Jonit janë gjithnjë të rralla.
Por tashmë që vera ka ardhur, familja ka më shumë kohë për të shijuar së bashku. Kujtojmë se Ardit Gjebrea, ishte ndër të paktët person azhe që arriti të takonte nga afër Enrique Iglesias në zyrën e kryebashkiakut Veliaj. E pas takimit, e gjithë familja është bashkuar për të ndjekur nga afër koncertin e organizuar.
Ashtu si shihet, Arditi, Anila, Joni dhe Anna ishin në festë, ku përgjatë gjithë kohës kanë qëndruar së bashku. Ndonëse kanë munguar kërcimet mes tyre, jemi të sigurt që festën e kanë shijuar.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al