16 Nëntor, 2024

Fotot nga paparazzi/ Festë në shtëpinë e ish-ministres, Klajda Gjosha kujdeset vetë me detajet! E tërhequr prej vitesh, jeta e saj larg politikës


Klajda Gjosha është tërhequr nga politika dhe nga jeta publike prej disa vitesh. Pasi ka mbajtur disa poste të rëndësishme në vendin tonë, tashmë ajo vijon angazhimin në sektorin privat.

klajda gjosha8

Por gjithnjë kur është pjesë e mediave, ish-ministrja vijon të komentohet. Këtë herë, paparaci ynë ka mundur t’i shkëpusë një fragment, ku së bashku me bashkëshortin, duket se janë duke bërë ‘detyrat’ si prindër. Ashtu edhe si mund të dallohet në foto, Klajda dhe burri i saj mbajnë në dorë, figura dekorative që në pamje të parë duken se janë për një ditëlindje.

klajda gjosha

Angazhimi i çiftit me gjasa është për njërin nga fëmijët e tyre, ku dy prindërit janë duke përgatitur festën. E veshur me pantallona blu dhe bluzë bezhë, Klajda duket se gëzon linja perfekte, duke ruajtur siluetën e saj. Sakaq, bashkëshorti i saj, shfaqet i veshur sportiv, duke plotësuar kështu imazhin e familjes. Tashmë që është më e larguar nga politika, Klajda duket se gjen kohë më shumë për familjen.

klajda gjosha1

Në daljet e rralla televizive që ajo ka pasur, ka folur edhe për mëmësinë, sidomos në kohën kur ishte ministre. Ajo nuk ka lënë pa përmendur në këtë intervistë edhe lumturinë e saj më të madhe, djalin e saj Luisin. Ish-Ministrja tregon detaje rreth jetës së saj familjare dhe se si mundi të jetë një nënë e përkushtuar, ndërkohë që ka pasur një agjendë shumë të ngjeshur edhe me udhëtime jashtë vendit.

klajda gjosha2

Klajda Gjosha mësoi se priste një fëmijë vetëm pak muaj pasi kishte marrë detyrën, pasi ishte martuar me Ardianin, burrin e saj. Ajo e ka gjetur që herët dashurinë e saj të jetës, në periudhën e gjimnazit.

klajda gjosha3

“Kam vazhduar normalisht deri në muajin e nëntë. Madje, edhe në muajin e nëntë kam pasur një fluturim të fundit sa më tha doktori ‘mjaft, tani’. Madje, madje, një mbrëmje para se të lindja, kam qenë në një mbledhje në Kryeministri. Në atë kohë ishte krijuar ‘Delivery Unit’, ku koordinoheshin gjithë rezultatet e qeverisë, mirëpo nga anglishtja duket sikur ishte ‘sektori i lindjes’ dhe unë bëja shaka dhe thosha ‘bëjeni gati Delivery Unit’, sepse ka mundësi të lind, nga moment në moment, Luisin”, tregon ish-ministrja.

klajda gjosha4klajda gjosha5klajda gjosha6klajda gjosha7

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al