Fjoralba Dizdari është ndër moderatoret që rrallë e shohim të zbulojë më shumë për jetën e saj. Moderatorja është e angazhuar në televizion e duket se daljet e saj publike, janë të fokusuara vetëm tek ky angazhim.
Nga ana tjetër, veç televizionit, ajo është edhe pjesë e strukturave të Partisë Demokratike. Por në të përditshmen e saj, edhe Fjoralba, si çdo moshatare e saj, ka angazhime në familje.
Paparaci ynë ka mundur ta fotografojë në supermarket, teksa moderatorja shfaqet duke bërë pazar. Me plot qese në duar, Fjoralba, duket shumë e fokusuar teksa zgjedh nga produktet. Është kjo mënyra për të njohur një tjetër anë të sajën, atë të një amvise të mirë, që duket shumë e kujdesshme tek produktet që zgjedh.
Sa i përket “look”-ut të saj, mund të themi që është fanatike e stilit klasik. Edhe pse atlete, prezantuesja është fotografuar me një kostum të zi formal, duke qëndruar kështu tek stili i saj, edhe në momente pazari.
Sa i përket jetës private, duhet thënë se Fjoralba është gjithnjë hermetike dhe preferon që pak të zbulojë në rrjetet sociale. Në gjithë këto vite në skenë, imazhi i saj është ndër më të dashurit dhe njëkohësisht më diskretët, duke u profilizuar kështu tek ata emra që zgjedhin të përdorin rrjetet sociale vetëm për karrierën e tyre.
Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit e saj nëpërmjet pyetje-përgjigjeve në “Instagram” ajo ka zgjedhur të japë disa detaje nga jeta private, por natyrisht duke mos zbuluar nëse ka dikë në krah. Sigurisht, jeta e saj sentimentale është temë me shumë interes, ndaj dhe ka vendosur të përgjigjet në mënyrë ca të komplikuar, por gjithsesi të kuptueshme.
Kur e pyesin është në një lidhje ose e dashuruar, ajo pranon: “Nuk jam e lidhur, ndërsa e dashuruar duhet ta meritoj dikush që të jem”.
E kështu, Fjoralba na tregoi se nuk është aq e vështirë që ajo të krijojë një lidhje (edhe pse për momentin nuk ka askënd afër vetes), ama kur vjen puna tek dashuria, që të marrësh zemrën e Fjoralbës duhet punë e sakrifica.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al