Flutura Açka prej kohësh është shfaqur në seancat plenare me një bastun. Në një intervistë të ditëve të fundit, deputetja e Partisë Demokratike ka pranuar problemin shëndetësor, që e ka bërë të distancohet pak nga angazhimi politik.
Megjithatë, të enjten që lamë pas, Açka ishte pjesë e seancës, ku si gjithnjë në javët e fundit ndihmohej nga një bastun. Por këtë herë ka qenë edhe kolegu i saj. Gazment Bardhi, ai që i ka ardhur në ndihmë shkrimtares. Ashtu si shihet edhe në foto, ai ka nxituar hapat përpara saj për t’i hapur derën. Duhet thënë një gjest ky kavalierësh i deputetit të Elbasanit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al