Jorida Tabaku dhe Gazment Bardhi veç se bashkëpunëtorë të ngushtë, janë edhe miq të mirë. Të shpeshta kanë qenë rastet që dy deputetët i kemi parë të mbërrijnë apo të largohen së bashku nga Parlamenti.
Por ëktë herë ajo që na tërhoqi vëmendjen është fakti se kësaj miqësie i është bashkangjitur edhe deputetja e re, Ori Nebiaj. Ashtu si shihet edhe në foto, tre deputetët e Partisë Demokratike kanë mbërritur së bashku në ambientet e Parlamentit. Dy zonjat e PD u shfaq gjithë sharm, ku Ori kishte zgjedhur një fustan të bardhë të gjatë, e ndërsa Tabaku një fustan blu pastel deri tek gjuri.
Por ajo që na bëri tjetër përshtypje është fakti se makina me të cilën ata mbërritën është e ish-kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Nuk e dimë nëse kjo makinë është personale e tij, apo e selisë blu, por duhet thënë kjo është hera e parë që në këtë makinë, shohim udhëtar të tjerë, veç zotit Basha.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al