Që pas largimit nga politika, daljet e tij publike kanë qenë të rralla. Flasim për ish-kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, që ka preferuar ta jetojë jetën tashmë larg sferës mediatike.
Për shumë vite, ai ka qenë pjesë e rëndësishme e politikës, ku ka mbajtur edhe disa poste të rëndësishëm. Përgjatë gjithë rrugëtimit të tij 30-vjeçar në politikë, emërues të përbashkët ka pasur padyshim stilin serioz të tij, si në veshje, si në karakter, ku rrallëherë e kemi parë të buzëqeshur, duke ruajtur një profil të tillë në politikë.
Por duket se edhe tani, pas disa vitesh, që është larguar nga politika, pak ka ndryshuar nga Ruçi.
Paparaci ynë e ka fotografuar në Bllok, ku ish-kryeparlamentari është shfaqur me një kostum blu të errët, ku duket duke dalë nga një bankë. Me një palë syze dielli, ish-politikani u duk si gjithnjë serioz, pa asnjë shprehi në imazh.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al