18 Qershor, 2022

Fotot nga paparazzi/ Gramoz Ruçi rikthehet më “stylish”


Ishte festa e PS-së që nxori në skenë edhe një herë Gramoz Ruçin. Ish-kryeparlamentari që pas largimit nga politika i ka të rralla daljet në publik, por kurrsesi nuk mund të mungonte në festën e partisë së tij. Jemi mësuar ta shikojmë formal, ku gjithmonë kostumin e tij e përshtaste me kollare, por duket se gjërat kanë ndryshuar.

Pas largimit nga politika dhe me inspirimin nga bashkëpunëtori i tij i afërm, edhe Ruçi e ka thyer stilin e tij klasik. Ish-kryeparlamentari u shfaq në festë me një kostum të ngjashëm me atë të Ramës. Ndryshimi i vetëm ishte materiali. Ruçi kishte zgjedhur një kostum lino, në ngjyrë dhe prerje të njëjtë me atë të kryetarit. Një thyerje e madhe mund ta quajmë këtë për një personazh që jemi mësuar ta shikojmë vetëm brenda klasikes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al