11 Shtator, 2022

Fotot nga paparazzi/ Grida Duma dhe tendenca e re e blusë që propozon


Një vit plot sharm duhet të presim nga Grida Duma. Deputetja e Partisë Demokratike ka spikatur me stilin e saj ndër vite dhe me gjasa stili i saj unik do të vijojë edhe në këtë sesion të ri parlamentar. Për seancën e parë ajo ka zgjedhur pikërisht ngjyrën blu të thellë.

E veshur me ‘uniformën’ e saj, me gjatësi deri te kyçi i këmbës, deputetja dukej me të vërtetë në një formë të mirë fizike. Kostumin blu të thellë, ajo e kishte kombinuar me takat transparente dhe çantën ngjyrë nude.

Duhet thënë që si ngjyrat, ashtu edhe modeli i shkon perfekt si linjave, ashtu edhe karakterit të saj, duke përçuar shumë shije në atë çfarë zgjedh të vesh.

Grida Duma ndër vite ka ruajtur një profil unik në veshje, duke mos e tepruar asnjëherë në zgjedhjet e saj, por nga ana tjetër, duke shndërruar në tendencë gjithçka që vesh. Me gjasa dhe kjo blu, shumë shpejt do të shndërrohet në një ngjyrë ikonike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al