10 Shtator, 2023

Fotot nga paparazzi/ Ina Zhupa e nis Parlamentin me “mavi”


Ina Zhupa është një ndër zërat më aktivë në Partinë Demokratike. Deputetja e Sarandës është shumë aktive në deklarata publike, duke u radhitur te personazhet më të politizuar në selinë blu.

Shpesh e kemi parë të jetë prezente në Parlament, me ngjyra pastel dhe stil të njëjtë veshjeje, ku mbizotërojnë xhaketat dhe pantallonat. Megjithatë, sesioni i ri parlamentar ka sjellë risi në gardërobën e deputetes së qarkut të Vlorës.

Ina Zhupa u pa në seancën e parë plenare për këtë vit e veshur me një kostum ngjyrë lejla të fortë. E nëse do të duhet të bënim një paralelizim me politikën, do të thonim që Ina ka zgjedhur ngjyrën kundërshtare për të veshur, duke ardhur në Parlament me mavi. Duhet thënë se përtej politikës, zgjedhja ishte perfekte si nga stili ashtu edhe nga ngjyra që deputetja e Partisë Demokratike kishte zgjedhur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al