17 Prill, 2022

Fotot nga paparazzi/ Ina Zhupa, si demokrate e “flaktë” edhe në veshje


Ina Zhupa është një ndër zërat më aktivë në Partinë Demokratike. Deputetja e Sarandës është shumë aktive në deklarata publike, duke u radhitur te personazhet më të politizuar në selinë blu.

Por duket se bindja e saj partiake ndikon edhe në veshje. Ashtu siç shihet në këtë foto, deputetja ka mbërritur në seancë plenare e gjitha e kombinuar me blu. Thuajse të gjitha nuancat e kësaj ngjyrë, ajo i kishte në veshjen që kishte zgjedhur.

Xhaketa në blu pastel, pantallonat në blu të errët dhe këpucët blu e mbytur kanë plotësuar më së miri pamjen e një deputeteje, që duhet thënë nuk kishte sesi mos të ishte e Partisë Demokratike. Me gjasa ky kombinim është rastësor dhe nuk ka lidhje me bindjen e saj politike, megjithatë paralelizmi ynë qëndron.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al