Gjithnjë e më të rralla janë rastet kur shohim Inva Mulën në evente. Kjo sepse sopranoja e njohur është shumë selektive në organizimet që zgjedh të shfaqet. Por duket se kur vendos të jetë prezente, tashmë si shoqëruese e saj është e bija, Nina.
Tashmë si dy mikesha, Inva dhe Nina frekuentojnë jetën sociale të Tiranës, ku si gjithmonë spikasin me lookun e tyre. E tillë ishte paraqitja e tyre e fundit, ku të gjithë vëmendjen e mori Nina dhe stili unik që ajo kishte.
Ndonëse ende e vogël në moshë, look-u i saj na zbulon shumë nga identiteti i vogëlushes plot stil dhe unikalitet. Me një kapuç në kokë dhe një pelush, Nina la pa fjalë të pranishmit. Ndërkohë që nuk mbetej pas as Inva, e cila kishte zgjedhur të ishte e gjitha me të zeza, duke u shfaqur në formë të shkëlqyer fizike. Mbrëmja për dy vajzat ka kaluar nën shoqërinë e mikeshave të përbashkët, ku nuk kishte sesi të mungonte as ministrja e Sipërmarrjes, Edona Bilali.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al