24 Mars, 2024

Fotot nga paparazzi/ Jeta e re e Arbana Osmanit larg ekranit, por pranë familjes! Një kafe edhe me ambasadorin King Smith


E cilësuar si një nga moderatoret më të mira në vendin tonë, Arbana Osmani duket se këtë sezon ka vendosur që të përqendrohet te biznesi dhe familja.

Që muaj para se të niste “Big Brother”, u konfirmua se nuk do të ishte ajo mikpritësja e këtij formati, duke shënjuar kështu edhe një “divorc” mes saj dhe televizionit, ku edhe ka qenë pjesë për më shumë se 20 vjet.

Megjithatë, vetë Arbana këtë mundësi e ka marrë si një kohë të shtuar për t’u përqëndruar te biznesi i saj, por edhe te familja. Në rrjetet e saj sociale, kohët e fundit të gjitha postimet i dedikohen restorantit të saj, apo edhe familjes, duke ndryshuar kështu mënyrë jetese.

Por, duke qenë se interesi për të është gjithnjë i madh, e pamundur që paparacit tonë t’i mungojë një shkrepje e saj nga e përditshmja. Dhe ja ku shfaqet, moderatorja, larg shkëlqimit të kamerave, teksa ka qenë së bashku me bashkëshortin, dhe djalin e tyre Diellin.

Teksa kanë qenë duke konsumuar një kafe, i është bashkangjitur edhe Ambasadori i Britanisë së Madhe, Alastair King Smith. Ashtu edhe si shihet, ambasadori dhe çifti duken shumë komod në praninë e njëri-tjetrit, duke na zbuluar edhe miqësinë mes tyre.

Kujtojmë se Smith, ishte i ftuar edhe vitin e shkuar, në premierën e filmit të Eduartit, ku u shfaq për herë të parë me partneren e tij. Sakaq, daljet e tij në kafenetë e Tiranës, janë gjithnjë të rralla, duke preferuar që mos të ekspozohet jashtë kornizave të diplomatit.

Por, duket se miqësia me çiftin e njohur është e rëndësishme për të, ndaj edhe duket se e ka shijuar këtë moment relaksi nën shoqërinë e familjes.

Nga ana tjetër, si Arbana, ashtu edhe Edi janë shfaqur të dy të veshur sport, duke përfituar kështu nga komoditeti i të përditshmes. Pas kafenesë, ata janë larguar së bashku, ku mes tyre qëndronte dhe Dielli i vogël.

Teksa Edi dhe Smith duken të përqendruar te biseda, vëmendjen e Arbanës, e ka marrë telefoni, ku shfaqet disa hapa pas, duke parë diçka në telefonin e saj. E natyrisht që me statusin që ka, e pamundur që kalimtarët mos ta kthejnë kokën për ta parë moderatoren krejt ndryshe nga sa jemi mësuar në ekran.

Ndërkohë, që kur nisi “Big Brother”, ndjekësit kanë marrë çdo detaj që ndodh në “Prime”, si një kunjë e mundshme ndaj Ledionit për Arbanën. Ndonëse në fillim të këtij spektakli moderatorja e uroi mikun e saj për detyrën e re, mesa duket marrëdhënia e tyre ëshJeta e re e Arbana Osmanit larg ekranit, por pranë familjes dhe miqve diplomatë të krisur.

Gjatë një prej spektakleve, teksa Meri Shehu e komplimentoi atë për mënyrën se si e prezanton spektaklin, Ledioni u shpreh se këtë javë ka pasur mjaft komente të tilla pozitive, ndërsa vazhdoi duke thënë: “Vetë formati i ‘Big Brother’ të jep mundësinë që të ngrihesh në piedestal, e nëse ikën nga ai ‘merr për poshtë’”.

Pas kësaj deklarate, njerëzit mendojnë që ky ishte një “thumb” për Arbana Osmanin, megjithëse moderatori nuk përmendi emra. Një tjetër rast solli edhe reagimin e vetëm të Arbanës, që duket se me pak fjalë ka vendosur t’i përgjigjet ish-mikut të saj.

“Vëllai i madh do të më tërheqi veshin, por unë ndoshta nuk do ta bëj më këtë program, ku i dihet. Lisi do të bëjë ‘Më lër të flas’, dhe nuk do të jetë Donaldi dhe nuk e di se sa mirë e pret këtë lajm, por që ta dish domethënë”, tha Ledioni. Menjëherë pas kësaj deklarate të Ledionit, ka reaguar edhe ish-moderatorja e “Big Brother VIP Albania” Arbana Osmani, e cila ka thumbuar hapur prezantuesin aktual të “BBVIP3” përmes një “story” në “Instagram”.

Ajo shkruan në “story”-n e saj “E di, e di”, duke e thumbuar hapur këtë deklaratë të moderatorit. Por veç këtyre detajeve, Arbana ka preferuar që të qëndrojë larg zërave që shoqëruan largimi e saj nga ekrani. Koha larg mediave, ashtu si duket edhe nga fotot është një mundësi e mirë për të qëndruar me familjen, por edhe me miqtë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al