5 Dhjetor, 2023

Fotot nga paparazzi/ Jeta e re e Elia Zaharias pas ndarjes nga princ Leka, kapet “mat” në ish-Bllok pa unazën e martesës! Shoqërohet nga e ëma, Yllka Mujo


Prej disa javësh, princ Leka dhe princeshë Elia Zaharias janë komentuar në median rozë, për shkak të aludimeve se martesa e çiftit është në krizë. Princi ka shkuar i pashoqëruar në pritjen që Presidenti i Republikës Bajram Begaj po bën në “Pallatin e Brigadave” në nder të 111-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, duke shtuar akoma më shumë dyshimet për një ndarje.

Elia Zaharia Yllka Mujo7

Lajmet për ndarjen e tyre filluan të qarkullojnë, pasi Elia publikoi disa foto nga ditëlindja e princesësh Geraldinë dhe askund nuk u pa princ Lekën, çka ngjalli dyshime se mund të jenë duke kaluar një krizë në çift, ose janë ndarë në heshtje.

Princ Leka e ka uruar në “Instagram” vajzën, me një foto dhe një dedikim ku shkruan: “Gëzuar ditëlindjen vajza ime! U realizofshin të gjitha dëshirat e tua, mezi pres të shoh se çfarë aventurash emocionuese do të na sjellë viti i ardhshëm”.

elia zaharia princ zogu5

Prej kohësh, Elia dhe Leka nuk shfaqen bashkë as në evente dhe ngjarje të ndryshme ku ka qenë i ftuar princi. Më parë, Elia e shoqëronte në çdo event të rëndësishëm bashkëshortin. Por, përpos ngjarjeve, ata nuk kanë publikuar prej kohësh një foto së bashku.

elia zaharia

E duket se lajmet për një ndarje i përforcojnë më shumë edhe këto foto të sjellë nga paparaci ynë. Fotot e shkrepura në Tiranë sjellin Elia Zaharian nën shoqërinë e mamasë së saj, aktores së njohur, Yllka Mujo.

Elia Zaharia Yllka Mujo6

Të dyja duken tërësisht të qeta, teksa kanë bërë disa blerje në zonën e “Bllokut”. ajo që na ra në sy është fakti se Elia nuk mban në dorë unazën e martesës, fakt ky që shton zërat për një ndarje.

E në fakt prej kohësh, Elia ka vijuar me angazhimet e saj si aktore, por edhe si nënë. Prej kohësh, ajo nuk është shfaqur në zonën ku banonte me princ Lekën.

Elia Zaharia Yllka Mujo5

Për të gjithë ata që i ka qëlluar të kalonin nga “Pedonalja”, shpesh shihnin Elian, apo edhe Yllkën me vogëlushen, Geraldinë, por prej shumë muajsh, asnjëra prej tyre nuk shfaqet më në këtë zonë, duke vulosur kështu zërat për ndarjen e çiftit mbretëtor.

Gjithashtu, pak ditë më parë u raportua se prej më shumë se 1 viti princi Leka nuk e mban më unazën e martesës. Një tjetër “provë” që ngre dyshimet se ka një krizë në çift, është fakti që princi Leka nuk e ndjek në “Instagram” Elian, ndërkohë që kjo e fundit e ka “follow”. Prej shumë kohësh, ata nuk shihen më së bashku as në jetën sociale të Tiranës, ku edhe shpesh i shihnim të kapur përdore.

Elia Zaharia Yllka Mujo

Duket se kriza mes tyre është mëse reale, për sa kohë vetë Leka ka zgjedhur ta heqë bashkëshorten e tij nga “Instagram”-i, një shenjë kjo që na zbulon shpesh për dinamikat e një çifti, e këtë herë të një çifti mbretëror. Prej 15 vitesh që ky çift është bashkë, kjo është hera e parë që diskutohet për një ndarje.

Elia Zaharia Yllka Mujo1

Kjo për faktin se të dy kanë preferuar që në këtë histori të tregojnë vetëm detajet e ëmbla, duke transmetuar një histori me baza të forta, por që duket se tashmë është lëkundur.

Në intervistat e pakta të dhëna, të dy kanë folur me nota romanticiteti, teksa i riktheheshin njohjes së tyre. Megjithatë, dyshja kanë zgjedhur që mos të reagojë rreth këtyre lajmeve se martesa e tyre nuk është në gjendjen më të mirë të mundshme, duke qëndruar në heshtje teksa akoma nuk dihet se çfarë mund të ketë ndodhur mes tyre.

Elia Zaharia Yllka Mujo2Elia Zaharia Yllka Mujo3Elia Zaharia Yllka Mujo4

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al