3 Mars, 2024

Fotot nga paparazzi/ Jorida Tabaku “paqe” mes PS dhe PD, por vetëm në “look”


Deputetja Jorida Tabaku shquhet për stilin e saj gjithmonë serioze dhe klasike. Tabaku kombinohet gjithmonë me fustane apo me funde, duke ndjekur një “look” tërësisht të kombinuar.

Rrallë e kemi parë sportive duke qenë se gjithmonë ruan tagrin e politikanes, duke shoqëruar veshjen e saj me taka. Paparaci ynë e ka fotografuar këtë herë të kombinuar me ngjyra blu, dhe duket se për ta thyer këtë blunë në veshjen e saj, deputetja e Partisë Demokratike ka zgjedhur një çantë të kuqe.

Dhe si për rastësi ky kombinim u shkon për shtat edhe krahëve politike aktuale, ku Jorida Tabaku këtë herë ka bërë “paqe” me PS-në vetëm për të kombinuar ngjyrat e veshjes.

Gjithnjë sharmante dhe plot stil, këtë herë deputetja kishte eksperimentuar me tri ngjyra të forta. Mes të kuqes dhe blusë, ajo kishte zgjedhur dhe një pallto të bardhë, si për të thyer disi nuancat, por edhe ndasitë politike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al