E kemi cilësuar shpesh si mikesha e të gjithëve. E kemi fjalën për ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro, që Parlamentin e ka një vend të rëdnësishëm edhe për takimet me miqtë dhe bashkëpunëtorët e saj.
Por kur vjen puna për një bisedë të mirë, Kumbaro nuk njeh ndasi politike. Shpesh e kemi parë teksa takon, apo bën batuta edhe me deputetë nga rradhët e Partisë Demokratike.
Këtë herë ka qenë pikërisht momenti për një takim të mirë mes saj dhe deputetes së Partisë Demokratike, Dhurata Çupi.
Dy zonjat e politikës, kanë dalë së bashku nga ambientet e selisë së Parlamentit dhe si duket edhe nga fotot e siguruara nga paparaci ynë, të dyja kanë vijuar një bisedë intensive, pa vënë re shumë kolegët e tjerë që i kalonin pranë.
Nga poza dhe nga komoditeti që shfaqin, dy zonjat me gjasa, i kanë larguar paragjykimet për ngjyrimet politike, duke shijuar këtë bisedë kaq private mes tyre.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al