1 Tetor, 2023

Fotot nga paparazzi/ Krist Aliaj kapet mat me vajzën misterioze në rrugët e Tiranës! Ish-banori i BBV në prag të fejesës?


Pas përfundimit të eksperiencës së tij në ‘Big Brother VIP’, ku arriti të shkojë në finale dhe të përballet ‘kokë më kokë’ me Luizin, Krist Aliaj nuk u ka munguar ndjekësve të tij pasi menjëherë u shfaq me një projekt të ri televiziv.

Bëhet fjalë për ‘She’s On Top’, spektakël i cili sapo ka përfunduar dhe Kristi ishte pjesë e jurisë profesioniste që gjykonte vajzat. Megjithatë, në rrjet gjithnjë është përfolur për historitë e tij të dashurisë.

Ditët e fundit ai ka surprizuar jo pak ndjekësit, teksa ka bërë me dije se ka gjetur dashurinë dhe tashmë është pranë fejesës. Kristi ka folur për lidhjen e tij të re, ka treguar se gjërat mes tyre janë serioze, se kanë takuar familjarët e njëri-tjetrit.

krist aliaj

“Roberti e ka takuar, motra e ka takuar, unë kam takuar prindërit e saj…”, u shpreh ish-finalisti i “Big Brother”. E teksa dashuria ka trokitur, edhe tek ai mbërrijnë edhe këtë foto. Ish-banori është fotografuar nga paparaci ynë në Bllok, ku shihet duke ecur përkrah një vajze. Ashtu siç edhe mund të shihni, dy të rinjtë herë pas here prekin edhe duart e njëri-tjetrit.

krist aliaj1

Ashtu si shihet, Kristi ka vendosur edhe një kapele, si për t’u maskuar disi nga sytë e kureshtarëve. Nga ana tjetër, vajza në krah të tij, e cila mendohet se është edhe partnerja e tij, shfaqet me një fustan të thjeshtë dhe thuajse e pagrimuar. Vajza në fjalë nuk është një emër i njohur për mediat. Vetë Kristi ka folur për vajzën që ia ka marrë zemrën, e cila është shqiptare, brune, studion në Angli dhe është shumë ndryshe nga vajzat e tjera ‘tipike shqiptare’.

krist aliaj2

“U takuam në një ekspozitë dhe më bëri shumë përshtypje se nuk kishte lidhje me vajzat tipike shqiptare. Në fillim bëri sikur nuk më njihte, ishte shumë e thjeshtë dhe më pëlqeu. Filluam folëm për art, bëmë foto që orën e parë. Pastaj u takuam pas një jave dhe folëm prapë për art. Kur themi folëm për art, nënkupton shumë gjëra të bukura, full çdo gjë”, tha ai, duke lënë të kuptohet për intimitet mes dyshes.

krist aliaj3

Kristi pohoi se ka afirmimin e plotë të Robertit për këtë marrëdhënie, ndërsa nuk ngurroi të tregonte se dashuria mund ta çojë edhe në Angli, aty ku edhe ajo studion. Veç të tjerave ka folur rreth lidhjes së tij të re, me vajzën të cilën ende nuk e ka zbuluar për publikun. Kristi ka treguar se shkëmben me të dashurën e tij dhurata të vogla dhe të mirëmenduara dhe ka treguar njërën prej tyre.

“Më ka bërë një dhuratë të vogël, gjëra të vogla…mua më ka dhënë një shampoo xhel të një marke që më pëlqen dhe të një arome që më pëlqen shumë, aromë komplekse dhe kur lahem e mendoj dhe them sa dhuratë e bukur…”, u shpreh ai.

krist aliaj4

E në fakt përshkrimi që ka bërë Kristi, duket se përkon me vajzën që fotot e paparacit tonë tregojnë. Madje, edhe nga gjestet e vogla mes tyre, duket se mes tyre ka më shumë se miqësi. E ndërsa ka folur për marrëdhënien e tij me Dea Mishel, e cila është përfolur shumë dhe ka treguar se kanë një miqësi të pastër me njëri-tjetrin. Krist Dragoti dhe Dea Mishel u kanë dhënë fund thashethemeve për një romancë të fshehur mes tyre.

krist aliaj5

Të dy ish-banorët e “Big Brother VIP” kanë reaguar duke sqaruar njëherë e mirë raportin mes tyre. Ka qenë Kristi, ai që bëri i pari një postim, duke thënë se me Dean kanë një miqësi të sinqertë. Ai shkroi se është në lidhje me një tjetër person.

krist aliaj6

“Thjesht për të pastruar thashethemet. Unë dhe Dea nuk jemi çift, ne jemi miq që respektojmë njëri-tjetrin dhe kënaqemi kur jemi bashkë. Ne u takuam në vendin më të çuditshëm dhe ndihmuam njëri-tjetrin kur kohët bëheshin të vështira. Miqësi dhe respekt të pastër mes nesh. Unë kam një marrëdhënie me dikë tjetër. Faleminderit. Dea vazhdo shkëlqe”, shkruan Kristi.

Tashmë duket se jeta private e Kristit është në ditët më të mira, duke lënë pas rrëmujën sentimentale që shkaktoi në “Big Brother” dhe ditët e para pas daljes nga ky format.

krist aliaj7

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al