Duket e pashmangshme mos të bëjmë pjesë të rubrikës sonë, Enslemvera Zake. Për shumë nga ju mund të jetë një emër aspak i dëgjuar në politikë, aman në oborrin e institucionit është ndër më të famshmet.
Të gjithë e kujtojmë fustanin e saj mbi gju, që i dha pamjen e pasarelës, më shumë se të Parlamentit. Por duket se kjo veshje i përket së shkuarës për të.
Tashmë, deputetja e Korçës, jo vetëm që nuk “guxon” më me fustane mbi gju, por vjen e veshur gjithnjë e më serioze.
Vetëm javën e shkuar, deputetja erdhi në Parlament me pantallona të gjata dhe këmishë me mëngë të gjata, duke sfiduar kështu edhe temperaturat e larta. Edhe këtë javë, deputetja zgjedh mos të heqë dorë nga krahët e gjata.
Deputetja e Korçës, erdhi në Parlament me një fustan të zi, deri tek gjuri, i ngushtë.
Pamjen e saj e kishte kompletuar me një xhaketë të bardhë me mëngë të gjata, si për të plotësuar pamjen prej zyrtareje të lartë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al