28 Prill, 2024

Fotot nga paparazzi/ Kush ia ka marrë vëmendjen Mesila Dodës? Deputetja në hyrje të Kuvendit, s’shkëputet nga…


Sa herë që është pjesë e faqeve tona, Mesila Doda është gjithnjë e shoqëruar me miq apo kolegë të saj.

Deputetja e PDIU-së ka treguar se për të pak rëndësi kahu politik, ajo gjithnjë gjen kohë për miqtë e saj, duke qëndruar me ta gjatë në ambientet e jashtme të Parlamentit.

Ndaj na habiti disi ky moment, ku Mesila u shfaq për disa çaste e vetme, pa dikë pranë, si gjithmonë jemi mësuar ta shikojmë. Por ajo që kuptuam është fakti se nëse jo përballë, dikush virtualisht ia kishte marrë vëmendjen deputetes.

Ashtu si duket, Mesila Doda, ka qëndruar tek hyrja e Parlamentit, ku të gjithë vëmendjen ia ka marrë telefoni i saj. Ndoshta një mesazh, një video, apo një shkrim ia kishte rrëmbyer tërësisht vëmendjen, duke mos pasur nevojë për shoqërues të tjerë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al