Të shumta janë fotot që kemi parë nga Parlamenti, teksa politikanët mbërrijnë në oborrin e Parlamentit me makina luksoze e shofer.
Por ky nuk është rasti. Më poshtë po ju sjellim dy ish-ministra që preferojnë që makinën e tyre ta drejtojnë vetë.
Fatmir Mediu ka mbërritur në seancën e ditës së enjte me makinën e tij, teksa në timon ka qenë vetë. Nga ana tjetër, edhe ish-ministrja e Financave, Anila Denaj, preferon që makinën e saj ta drejtojë vet.
Deputetja e Partisë Socialiste ka zgjedhur që të jetë vetë shofere, në një ndër ditët kur ka qenë pjesë e Komisionit ku ajo bën pjesë. Duhet thënë një figurë kjo jo shumë e zakonshme për një grua politikane në timon, megjithatë jo e vetmja.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al