4 Shtator, 2023

Fotot nga paparazzi/ Kush janë meshkujt e famshëm që zgjedhin sportin dhe jetën e shëndetshme


Ditët e nxehta në Tiranë kanë qenë kryefjala e githë verës. Shumë prej personazheve të njohur të skenës i kemi parë në pushime, teksa kanë zgjedhur plazhin për të kaluar ditët e pushimeve.

Arben Derhemi hervin culi landi

Megjithatë, ka pasur edhe nga ata, që angazhimet apo koha e munguar i ka lënë në Tiranë. Dhe duhet thënë se vera në Tiranë është edhe më e lodhshme. Por jo, nëse zgjedh të merresh me sport, madje edhe në të përditshmen tënde. Paparaci ynë ka mundur të sjellë në fokus të objektivit të tij, tre meshkuj të ekranit shqiptar, që krahas vapës, kanë gjetur pak kohë edhe për sport.

Hervin Çuli

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ish-drejtori i Teatrit, Hervin Çuli, prej kohësh ka nisur të jetë aktiv në media. Vetëm se këtë herë në rolin e tij si opinionist, ai nuk i kursen komentet e tij. Sa i përket pamjes, dukshëm mund të dallohet se Çuli ka disa probleme me mbipeshën. E duket se zgjidhjen e ka gjetur pikërisht te biçikleta.

Hervin Çuli1

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Për të ushtruar disi sport, por edhe për të shmangur trafikun, ish-drejtori i TK, ka zgjedhur të shëtisë me biçikletë. Foto e shkrepur nga e përditshmja sjellë një tablo ndryshe të Hervinit. I veshur me pantallona të shkurtra ushtarake, dhe me kapele po ushtarake, ai ka zgjedhur të ushtrohet mbi biçikletë. Ku veç benefiteve në trafik e kohë, duket se përfitime ka edhe në shëndet. Me gjasa do të jenë të shpeshta rastet ku do ta shikojmë me biçikletë mes trafikut të Tiranës.

landi hysi2

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Një tjetër emër shumë i lidhur me sportin është edhe Landi Hysi. Këngëtari i grupit “West Side Family”, e ka treguar shpesh herë natyrën e tij sportive. Shpesh paparaci ynë e ka fotografuar teksa bën vrap apo sport.

landi hysi1

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Edhe në veshje, Landi e tregon natyrën sportive, duke e shndërruar tashmë në një mënyrë jetesë sportin dhe jetësën e shëndetshme. Natyrisht që edhe për të, biçikleta është një zgjedhje e hershme. Një karakter si i tij, që e ndan kohën mes angazhimeve dhe sportit, vështirë se mund të mendohej ndryshe. Në fotot që shpesh herë kemi sjellë në faqet tona, nuk është më surprizë prania e biçikletës te Landi, gjithçka që ndryshon është vetëm “look”-u i tij.

landi hysi

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shpesh e kemi konsideruar si një ndër meshkujt të veshur më mirë, ku kombinimet i rrijnë perfekt. Edhe pse shpesh herë sportive, Landi di sesi ta plotësojë pamjen e tij. E tillë ka qenë edhe kjo paraqitje e tij e fundit, ku veç ushtrimit të sportit teksa pedalon, ka rënë në sy edhe veshja e tij, si gjithmonë plot stil.

Arben Derhemi

E teksa dy personazhet e para, duken më të ndërgjegjësuar për dobitë e sportit, sa që kanë lënë makinat e kanë marrë biçikletat, ky nuk është akoma rasti i Arben Derhemit. Aktori prej kohësh ka shfaqur disa forma disi më mbipeshë sesa duhet. Natyrisht që për një aktor, pesha është e pajustifikuar, ndaj edhe Arbeni i ka hyrë punës për të hequr kilet, por edhe të bëjë një rutinë të shëndetshme.

Arben Derhemi1

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Paparaci ynë ka mundur ta fotografojë në zonën e Liqenit Artificial, teksa si shumë të tjerë, ka zgjedhur të bëjë një ecje. I veshur sportive, aktori kishte zgjedhur ecjen, në vend të një vrapi intensiv, çfarë nënkupton edhe natyrën e tij jo shumë dashamirës ndaj sporteve.

Arben Derhemi2

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Përditë e më shumë po shtohen personazhet që veç shkëlqimit të ekranit, në të përditshmen e tyre zgjedhin sportiven. Madje, mes VIPave shqiptarë ka nisur tashmë edhe “moda” e përdorimit të biçikletës në vend të makinave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al