Na pëlqen ta cilësojmë Rudina Hajdarin si një ndër femrat në politikë me më shumë stil. Gjithnjë në top formë dhe e thjesht, ish-deputetja ia ka dal gjithnjë të gërshetojë angazhimin e saj në politikë dhe rolin si mama e Sihanës, që jeton në SHBA.
Por, duket se edhe për Rudinën dhe Sihanën koha e shpenzuar së bashku është gjithnëj cilësore. Paparaci ynë ka mundur ti fotografojë në një ditë të zakonshme, në zonën e Bllokut. Ashtu si edhe shihet, vajza e Rudinës ka ardhur për të kaluar disa ditë pushime edhe në vendin tonë.
Teksa vogëlushja shijon një akullore përgjatë shëtitjes, Rudina duket më me nxitim, duke ecur krah vajzës së saj. Në një ditë të zakonshme vere, ajo pak ka ruajtur nga stili i politikanes, duke preferuar komoditetin të parin. Një fustan i zi poshtë gjurit ka qenë zgjedhja e saj, çfarë edhe ka nxjerrë në pah fizikun perfekt që ajo gëzon.
Sa i përket jetës private, Rudina mund të klasifikohet tek personazhet më të hapur, ku shpesh herë ka rrëfyer për jetën e saj në media. Ajo ka pranuar se gëzon një raport shumë të mirë me ish-bashkëshortin e saj pas ndarjes, duke rrëfyer se “kanë një marrëdhënie të jashtëzakonshme si dy partnerë të fortë”.
Ish-deputetja e PD-së tregoi se të dy janë të dedikuar mbas vajzës së tyre Sihanës në mënyrë që ajo të ketë një jetë familjare të shëndoshë. Por të dy kanë zgjedhur rrugë të ndryshme dhe Rudina Hajdari shprehet se nuk pendohet për këtë gjë.
“Ka një vit që jeton në Amerikë, është shumë e vështirë të jetosh larg saj. S’dua që vajza ime të ndihet sikur familja e saj nuk është e plotë, ne i japim shumë dashuri, kemi një marrëdhënie të jashtëzakonshme si dy partnerë të fortë, njihemi që 16-vjeç dhe jemi totalisht të dedikuar mbas saj, dhe të bëjmë gjithçka që është e mundur të ketë një jetë familjare të shëndoshë. Realiteti është se ne jemi të ndarë, ai jeton në Amerikë, unë në Shqipëri, kemi zgjedhur rrugën tonë”, u shpreh ajo.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al