28 Janar, 2024

Fotot nga paparazzi/ “Luftë” në Parlament, por jashtë sallës mbizotëron paqja! Shtrëngime duarsh dhe buzëqeshje mes deputetit të PD-së dhe PS-së


Ditë të vështira për politikën tonë. Prej disa muajsh tashmë, mazhoranca dhe opozita po përplasen në të gjitha format në Parlament dhe jo vetëm.

Pamjet që kanë mbërritur javët e fundit nga Parlamenti, tregojnë më së miri kaosin që ka kapluar politikën tonë.

Megjithatë, jashtë sallës së Parlamentit, krejt ndryshe duket situata. Janë po ata personazhe që brenda Parlamentit zihen dhe përplasen ashpër mes tyre me gjuhë të egër, jashtë duket sikur asgjë ska ndodhur.

Konkretisht, Damian Gjiknuri dhe Agron Gjekmarkaj kanë pasur një takim tejet miqësor mes tyre, ku veç shtrëngimit të duarve, nuk kanë munguar as buzëqeshjet dhe biseda.

Gjekmarkaj është ndër ato personazhe, që nuk është bërë pjesë e akteve të dhunës në Parlament, megjithatë në deklaratat e tij nuk i ka kursyer kundërshtarët.

agron gjekmarkaj damian gjiknuri1

Nga ana tjetër, Gjiknuri është ndër personazhet më të lakuar nga opozita.

Por kjo foto, nuk tregon asnjë nga këta faktorë, veç respektit që dy deputetët gëzojnë për njëri-tjetrin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al