Prej më shumë se një viti, Luigi Soreca ka përfunduar detyrën e tij si Ambasador i BE në vendin tonë. Megjithatë, lidhja me Shqipërinë për të është e rëndësishme. E pjesëmarrja e tij në koncertin e Enrique Iglesias e tregon më së miri këtë fakt. Ishambasadori është shfaqur në koncertin e këngëtarit të njohur, së bashku me partneren e tij.
Të dy e kanë shijuar muzikën nën shoqërinë e miqve shqiptarë, por edhe të muzikës së mirë. Ndryshe nga partnerja e tij. Ishambasadori ka zgjedhur mos të kërcejë, por të merret më së shumti me telefonin e tij, apo edhe takimeve me të njohurit që kishte në krah.
Nga ana tjetër, partnerja e Sorecës kishte zgjedhur të vishte një këmishë të bardhë dhe një fund të shkurtër me ngjyra. Ajo e ka shijuar mbrëmjen, duke mos e kursyer edhe kërcimin nën ritmet e këngëve të Enriques. Kujtojmë se kur ishte pjesë e trupit diplomatik të BE në vendin tonë. Luigi Soreca ishte një figurë goxha publike, që nuk linte asnjë event pa marrë pjesë. Por gjithnjë prezenca e tij ishte brenda kornizave, duke mos zgjedhur ta prezantojë publikisht partneren.
Por, tani që detyra për të ka përfunduar, dhe rikthehet në Tiranë si turist dhe si mik i mirë, natyrisht që edhe partnerja nuk do të mungonte në këtë festë që bëri bashkë emra të njohur nga bota e artit, Elva Margariti ndez muzikës dhe politikës.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al