11 Dhjetor, 2022

Fotot nga paparazzi/ Majlinda Bregu heq dorë nga ngjyrat e tokës, kombinimet e reja të “guximshme”


Plot stil dhe sharm! Janë padyshim këto disa nga komplimentet që ish-ministrja Majlinda Bregu meriton. Gjithnjë e kuruar deri në detaj dhe e kombinuar, politikania ka treguar se mbetet ndër imazhet në “chic” të vendit tonë.

E duket se e tillë është Majlinda edhe në të përditshmen e saj, ku spikat me veshjet gjithnjë “in”. Ndonëse e veshur “casual”, si gjithnjë Majlinda di të kombinohet, duke sjellë një pamje gjithnjë në stil. Këtë herë, paparaci ynë e ka fotografuar në Tiranë, me kombinimin e saj bardhë e zi. Teksa në politikë është gjithnjë e ftohtë dhe e matur kur flet, ndryshe është Majlinda kur flet për karrierën e saj jashtë Shqipërisë dhe familjen.

Ajo ka treguar se konkurroi për të fituar vendin e ri të punës, që për të thënë të vërtetën nuk është aspak i lehtë, për shkak se i duhet të qëndrojë për shumë ditë larg familjarëve të saj. Bregu ka rrëfyer se as për të e as për fëmijët dhe bashkëshortin nuk është e lehtë të jetojnë larg njëri-tjetrit, por deri më tani ia kanë dalë mbanë. Për një grua kaq të suksesshme të gjithë jemi kuriozë se cili është personi që admiron dhe që e ndjek si shembull dhe për Majlindën duket se janë disa. Kujtojmë se Majlinda Bregu është nënë e dy fëmijëve dhe pak vite më parë ka pasur poste të rëndësishme në politikën shqiptare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al