1 Korrik, 2023

Fotot nga paparazzi/ Manjola Nallbani me çantë luksoze edhe në të përditshmen e saj


Këngëtarja ndonëse pak kohë më parë festoi 53-vjetorin e lindjes, ka spikatur gjithmonë për fizikun e saj të rregullt, mirëpo të gëzosh linja të tilla edhe në këtë moshë është një bravo e madhe për artisten.

Flasim për Manjola Nallbanin, që mbetet ende ndër femrat më në formë. Së fundmi, paparaci ynë e ka fotografuar këngëtaren, në IshBllok, ku u shfaq e gjitha me të zeza. Ajo që na tërhoqi vëmendjen ishte pikërisht çanta e saj, një “Channel” në ngjyrë blu pastel, që ka një çmim të kripur. Megjithatë, për Manjolën kjo është gjithmonë pamja e saj, pasi gjithnjë zgjedh çanta të markave luksoze dhe veshjet më në stil.

Këngëtarja shpesh herë poston foto ku shfaqet e veshur me bikini ku nxjerr në pah format e saj perfekte trupore, mirëpo duket se kjo gjë nuk është pëlqyer nga një pjesë e ndjekësve të saj në rrjetet sociale. Disa kohë më parë, Manjola vendosi t’u kundërpërgjigjej “ziliqare” nëpërmjet një postimi në “Instagram”. Këngëtarja u shpreh se dëshiron që gjithmonë të sjellë versionin më të mirë të vetes së saj dhe dëshiron që dhe njerëzit që e rrethojnë t’i shikojë me admirim. Më tej, Nallbani shtoi se dëshiron të jetë një inspirim vetëm për vajzat e saj dhe theksoi se në rrjetet sociale ajo ka zgjedhur të tregojë pozitivitetin.

“Unë kam një qëllim në jetën time! Duke i qenë mirënjohëse Zotit që ekzistoj, të punoj për të bërë deri sa të kem jetë versionin më të mirë të vetes, së pari në përmbajtje e pastaj në formë! Jam e lumtur që kam dy sy që nuk më dhembin kurrë nëse shoh njerëz të tjerë të realizuar e të bukur. Përkundrazi, kam admirim! Kam një mendje që deri më sot, kurrë s’e kam përdorur për të dëmtuar askënd (pavarësisht inatit e mërzisë), por vetëm për të bërë diçka të mirë më shumë për veten, familjen, po dhe për këdo që ka pasur nevojë për ndihmën time. Kam bindjen dhe nga çfarë lexoj, që ne jemi grimca energjie! Atë që jep, do marrësh.

Nëse do shohësh poshtë (në sensin e energjisë së keqe) do të të merren mendtë e të këputet qafa. Frymëzohem nga ata njerëz që kanë arsye të më frymëzojnë dhe dua që unë të jem inspirim, vetëm për dy qeniet më të shenjta në jetën time, me atë çfarë ato kanë parë e jetuar prej meje çdo ditë të jetës! Të gjithë kemi sëmundje, shqetësime, lodhje, zhgënjime, po në rrjetet sociale unë kam zgjedhur vetëm të qesh”, shkroi asokohe këngëtarja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al