Arbjan Mazniku është emëruar ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor në fillim të shtatorit. Ky vendim ka ardhur nga Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS-së.
Mazniku më herët ka mbajtur postin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës që nga shtatori i vitit 2015. Gjithnjë e kemi identifikuar për stilin e tij sportiv, ku ka preferuar të qëndrojë larg formatit të politikanit klasik.
Por posti i ri si ministër, duket se ka sjellë ndryshime edhe për të. Këtë të enjte, Mazniku u shfaq në Parlament, si i ka hije. Me makinë dhe me shoferë, tashmë Mazniku ka hequr dorë nga veshja e tij casual, për t’u future disi në “lëkurë” të një politikani si Parlamentit i shkon për shtat.
Nuk e dimë nëse ky tranformim është përfundimtar për Maznikun, apo shpejt do ta shohim sërish në variantin e tij të zakonshëm.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al