Jori Delli është modelja që bëri për vete publikun me pjesëmarrjen e saj në “Big Brother Vip”. Sa me tipin e saj të shkujdesur, e ca me format seksi, modelja ia ka dalë të shndërrohet ndër vajzat më të ndjekura të “showbizz”-it shqiptar.
Pasi përfundoi eksperiencën e saj në “Big Brother”, menjëherë modelja u angazhua edhe me formatin “Kepi i Tundimeve”, ku premton të ngrejë temperaturat me pjesëmarrjen e saj. Por teksa xhirimet e këtij spektakli kanë përfunduar në Turqi, Jori është rikthyer në Tiranë, ku edhe në të përditshmen e saj shfaqet superseksi.
Paparaci ynë ka mundur ta fotografojë në zonën e ish-Bllokut, ku pamja që ofronte ishte tejet sensuale. E veshur me një bluze të shkurtër dhe me një dekolte të theksuar, Jori e kishte ruajtur pamjen e saj sportive me një palë xhins, me bel poshtë, ku dhe dukej lehtësisht një pjesë e të brendshmeve të saj.
Ashtu si shihet edhe nga fotot, pak vend i ka lënë imagjinatës, ndonëse veshjet kanë qenë me të gjata. Nën shoqërinë e një tjetër vajze, Jori e ka bërë rrugën duke shkruar në telefonin e saj. E teksa të gjithë presim ta shohim në shoqërinë e një mashkulli, ajo vijon të jetë një nga beqaret më të lakmuara të vendit tonë.
Pas përfundimit të “Big Brother”, ajo dhe Kristi janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, duke aluduar shpesh herë se mes tyre ka diçka më shumë se miqësi. Krist Aliaj dhe Jori Delli janë ish-banorë të “Big Brother Vip Albania” që gjatë rrugëtimi të tyre u komentuan për një pëlqim të mundshëm.
Kristi arriti të shkoj deri në finale madje u shpall i dyti pas fituesit Luiz Ejlli. Brenda shtëpisë Jori dhe Kristi nuk shpenzonin shumë kohë së bashku edhe pse ky i fundit shpesh e ngacmonte dhe mundohej ti afrohej bukuroshes. Është Jori ajo që ka publikuar një video me Kristin ku shihet se ka dalë për darkë me të.
Teksa ishin të ftuar në “E diell”, në program u diskutua rreth thashethemeve se mes Kristit dhe Dea Mishel ka diçka më shumë se shoqëri por duket se kjo gjë po ndodh mes Jorit dhe ish-banorit. Modelja ka habitur me deklaratën e saj u është shprehur se në fakt ish-finalisti ka tërheqje seksuale ndaj saj.
E teksa u vendosën përballë njëri-tjetrit, dyshja patën një debat përballë, megjithatë vetë Jori u shpreh se Kristi ka terheqje seksuale ndaj saj. Sakaq, Jori brenda shtëpisë ka treguar se ka qenë në një lidhje me një këngëtar të famshëm italian, i cili quhet Fred De Palma.
Modelja zbuloi se është ndarë nga artisti 3 javë para së të futej në BBV. “U ndava 3 javë para së të futesha në “BBV”. Unë nuk e dija që do të futesha në “BBV” kështu që nuk ka qenë aspak kjo arsyeja e ndarjes. E respektoj shumë, e kam xhan, është djalë i mirë. Nuk jemi mërzitur me njëritjetrin pas ndarjes.
U ndamë sepse kemi dy stile jetese të ndryshme”, tregoi ajo. Ndër të tjera, modelja i vendosi pikat mbi ‘i’ dhe për raportin e shumëpërfolur me reperin Noizyn. Ajo tha se është pjesë e projektit më të ri të artistit ku do të shfaqet në videoklipin e tij.
“Ishte një bashkëpunim për videoklip. Kam qenë pjesë e videoklipit të Noizyt, kisha 3 ditë xhirime, filluam në Palasë, në Vlorë dhe në fund ishin tek Currilat. Erdhi kërkesa në ‘Instagram’, fola me regjisorin, nuk e njihja më parë Noizyn. Më shkroi që do i pëlqente të isha pjesë e videoklipit. Ideja ishte shumë e bukur. Mes meje dhe Noizyt nuk ka ndodhur asgjë përveç këtij bashkëpunimi. Noizy dhe ekipi i tij kanë qenë shumë profesionalë, jemi kënaqur shumë. Është njeri shumë i mirë, i zgjuar, më jep këshilla interesante për punë por nuk ka asgjë më tepër se kaq. Kam shumë pak ditë që e njoh”.
Më tej, modelja e cila është angazhuar në Itali sqaroi njëherë e mirë edhe raportin me Luizin.
“Luizi nuk ishte fare i vërtetë aty brenda, tallej(qesh). Ai thoshte që ne kemi qenë bashkë dhe unë që i thosha ‘mirë-mirë’. Jam e lumtur për Luizin dhe Kiarën. Pashë që më kishte dalë një video në ‘TikTok’ që gjasmë provokoja Luizin. Isha shtrirë te divani, por unë jam shumë e gjatë, kisha zgjatur këmbët me atë qëndrimin tim si çun.
Në atë moment isha përgjumësh, më kishte dalë pak gjoksi dhe njerëzit thoshin që e kisha bërë kastile. Ne kishim një kimi të madhe dhe rrinim bashkë, këndoja, kërceja me të, kishte humor. Në atë shtëpi aq doja unë. Nuk kam pasur më kontakte me Luizin që pas mbarimit të “BBV”. Me Kiarën nuk kemi folur shumë, nga ana ime nuk ka pasur hatërmbetje dhe jo nuk më ka ftuar në dasmë. Luizi më ftoi kur ishim brenda, nuk e di a vlen ftesa tani që kemi dal (qesh)”, tha bukuroshja.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al