Tashmë e kemi konfirmuar që Mimi Kodheli ka një miqësi të mirë me shumë kolegë të saj.
Për të, pak rëndësi ka ndasia politike. Si një prej deputetëve më të vjetra të Parlamentit, ajo vijon të ndërtojë raporte të mira. Shpesh e kemi parë teksa duket e interesuar edhe për kolegët, kur edhe i vjen në ndihmë me gjithçka çfarë mundet në ambientet e Parlamentit.
Dhe ja ku vjen kjo pozë, ku duket se ish-ministrja nuk është vetëm e kujdesshme për miqtë, por edhe për ambientin. Teksa ka qenë duke u futur në ambientet e brendshme të Parlamentit, me disa kolegë të saj nga radhët e Partisë Socialiste.
Por një letër në tokë ia ka marrë vëmendjen Mimit, që si një amvisë e mirë, është ulur për ta larguar nga toka. Skenë kjo që nuk mund t’i shpëtonte objektivit tonë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al