22 Korrik, 2023

Fotot nga paparazzi/ Mimi Kodheli “heq” kostumin zyrtar, zgjedh xhinset


Zonjat e politikës shqiptare do të pikasin gjithnjë për stilin e tyre. Emrat e “vjetër” të politikës kanë ruajtur ndër vite një stil serioz, duke preferuar që daljet e tyre publike t’i kenë gjithnjë brenda kornizave. E tillë është edhe Mimi Kodheli, që gjithnjë ka ruajtur një stil formal, mes klasikes dhe disi sportives.

Por, në të përditshmen e saj, komplet ndryshe shfaqet ishministrja. Mimi Kodheli është fotografuar në të përditshmen e saj nga paparaci ynë me xhinse dhe një bluze sportive. Prej kohësh, Kodhelin e kemi parë që të preferojë të sheshtat, duke hequr dorë nga takat. E gjithë pamja duket ndryshe nga sa jemi mësuar ta shikojmë në detyrën e saj, ku formaliteti shoqëron takimet dhe aktivitetet e shumta. Epo është verë, edhe Mimi Kodheli ka vendosur të shkëputet pak nga stili i rëndë i politikanit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al