Zonjat e politikës shqiptare do të pikasin gjithnjë për respektin dhe miqësinë që gëzojnë për njëratjetrën, pavarësisht krahut politikë që ato përfaqësojnë në foltoren e Parlamentit. Fotot që paparaci ynë sjellë nga seancat plenare janë treguesi më i mirë për këtë fakt.
këtë herë ka qenë ish-ministrja Mimi Kodheli që ka ndaluar për të bërë një bisedë të gjatë me dy koleget nga Partia Demokratike. Ashtu si shihet edhe në foto, teksa zonjat e PD kanë qenë duke u larguar, janë ndeshur me Mimin në oborr. Kjo e fundit, e cila gjithnjë spikat për miqësitë e ngushta që ka edhe nga selia kundërshtare, kanë ndaluar gjatë duke biseduar, në një bisedë që duket tejet miqësore.
Kjo nuk është hera e parë që ish-ministrja e Mbrojtjes fotografohet me kolegët nga Partia Demokratike, duke na zbuluar se veç ndasive në bindje, nuk ka asnjë diferencë tjetër me zonjat e politikës.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al