Bled Çuçi u shkarkua rreth një javë më parë nga kryeministri Rama. Ministri i Brendshëm, u largua nga kjo detyrë, pas gati 1 viti që mbante postin e lartë.
Megjithatë ai ka vijuar me detyrën e tij si deputet në Parlamentin e Shqipërisë, duke marrë pjesë në seancën plenare, krejt normalisht. Paparaci ynë ka mundur ta fotografojë, teksa mbërrin në ambientet e institucionit, ashtu si përherë, i shoqëruar nga truprojat e tij të enjten.
Çuçi, i cili ishte ende në detyrë si ministër kur u fotografua nga paparazzi, ka ende makinën dhe truprojat e tij, që e kanë shoqëruar në këtë ditë parlamenti.
Ajo që na ra në sy ishte fakti se Çuçi ishte krejt i vetëm, pa miqtë e kolegët e tij, që shoqërohej zakonisht të enjteve. Ndoshta vapa, apo ndoshta shkarkimi, ka bërë që ministri të nxitojë hapat, pa pasur mundësi të kalojë kohë me miqtë e tij, si ngaherë ka bërë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al