Eksperienca në “Big Brother” për të shkoi deri në fund, ku doli një ndër dy finalistët. Kristi Aliaj fitoi kështu famën edhe në Shqipëri, duke u shndërruar në personazhet më të ndjekur. Pas përfundimit të lojës, ai vijon qëndrimin në Shqipëri, ku dhe shijon famën dhe projektet televizive. Aktualisht ai është pjesë e jurisë së “She’s on top”, në krah të Dea Mishel. Por, i gjithë fokusi është tek jeta private e tij, e cila duhet thënë ka qenë shumë e mediatizuar.
Kristi e nisi rrugëtimin si i lidhur, megjithatë gjithçka ndryshoi kur ai nisi një raport me Kejsin. Raport ky që përfundoi po brenda shtëpisë, disa ditë më pas. E teksa tashmë kamerat janë fikur, jeta private e tij vijon të diskutohet shumë. Në rrjet është përfolur shumë për një flirt me Dean dhe me Jorin, por deri më tani asgjë nuk është konfirmuar. Por ndryshe është jeta e Kristit në të përditshmen, ku angazhimet e zakonshme, këtë herë ka zgjedhur ti kryej me një vajzë. Paparaci ynë ka mundur ta fotografojë finalistin e “Big Brother” nën shoqërinë e një femre.
Të dy duken shumë të kombinuar me njëri-tjetrin, teksa kanë zgjedhur të veshin xhins dhe ngjyra të errëta sipër. Vajza në fjalë mbante vendosur syze dielli, duke e bërë më të vështirë identifikimin e saj. Megjithatë, me bindje mund të themi se ajo nuk është pjesë e “showbizz”-it shqiptar. Nuk e dimë nëse Kristi e ka thjesht mikeshë, apo një histori e re dashurie ka lindur larg vëmendjes së mediave.
Këto foto vijnë vetëm pak ditë pasi Kristi u kthye nga Turqia, ku dhe pati një takim me Keisin në formatin “Kepi i Tundimeve”. Autorja e këtij formati, Olsa Muhameti e ka konfirmua këtë takim mes tyre. E teksa tregoi këtë informacion për modelen, Olsa gjithashtu u shpreh se vajza e këngëtarit të njohur Sabian Medini, gjatë këtij spektakli do të ketë një takim me një nga personat më të përfolur në shtëpinë e “Big Brother Vip”.
“Keisin unë e kam shumë qejf, është një vajzë shumë e qeshur, ekspresive dhe nga ana tjetër ka shumë fantazi për ti bërë gjërat shumë bukur. Këtu Keisi do ketë një lloj konfronti, takimi me disa nga personat më të përfolur të shtëpisë së ‘Big Brother’. Shpresojmë të shkojmë edhe në ndonjë darkë romantike me një nga personat më të përfolur të BB. Por jemi në tentativa për këtë darkë dhe të shohim nëse do ta realizojmë dot”, tha Olsa Muhameti.
Kujtojmë që Keisi gjatë qëndrimit në “BBV” krijoi një romancë me Kristi Aliaj, e cila vendosi që këtë lidhje ta vazhdojnë pasi ata të dalin nga shtëpia. Mirëpo mesa duket ndjenjat që dyshja kishin për njëri-tjetrin janë ftohur, pasi asnjëri nga ata nuk e mori guximin të bëjë hapin i pari. Nga ana tjetër edhe pas mbarimit të “Big Brother VIP”, Jori Delli dhe Krist Aliaj e kanë ruajtur ende raportin e tyre miqësor. Teksa ishin të ftuar në “E diell”, në program u diskutua rreth thashethemeve se mes Kristit dhe Dea Mishel ka diçka më shumë se shoqëri por duket se kjo gjë po ndodh mes Jorit dhe ish-banorit.
Modelja ka habitur me deklaratën e saj u është shprehur se në fakt ish-finalisti ka tërheqje seksuale ndaj saj. “Unë mendoj se ka një mungesë fizike shumë kohë. Uroj të gjesh një vajzë që të shfrysh i çik se…Nga ana e Kristit ka tërheqje seksuale…”, u shpreh ish-banorja. Sa kaq Dea Mishel Hoxha ka konfuzuar ndjekësit e saj, pasi ka postuar një foto me Krist Aliajn, duke i vendosur mbishkrimin “jam në një marrëdhënie me Kristin”.
Dy finalistët e “Big Brother VIP 2” kanë publikuar disa foto së bashku, nga prapaskenat e xhirimit ku po filmojnë për “She’s on Top”, programin që nis së shpejti në Top Channel. Dea Mishel dhe Kristi do të jenë pjesë e jurisë për të dhënë vlerësimet e tyre për konkurrentët. Arkitektja nuk ka saktësuar nëse marrëdhënia për të cilën flet është marrëdhënie pune apo mes tyre ka diçka më shumë.
Ajo i ka shtuar zërat për një romancë, duke shpërndarë postimin e Ronaldo Sharkës, ku në një foto të montuar duket Dea dhe Kristi janë nusja dhe dhëndri. Miqësia mes dy ish-banorëve të “BBV” nisi gjatë pjesëmarrjes së tyre në “reality show”, teksa të dy arritën të prekin finalen e madhe.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al