Dita e enjte është edhe kryefjala e politikës shqiptare. Deputetët mblidhen në Kuvend, duke vijuar me aksionin e tyre politik.
Ndërkohë që ne jemi përpjekur t’i fokusojmë në detaje dhe specifika të ndryshme sa më larg politikës. I tillë është edhe ky rast, ku në fokus të paparacit tonë ka qenë zonja Monika Kryemadhi.
Si gjithnjë plot sharm, deputetja e Partisë së Lirisë ka treguar që mbetet ndër femrat të veshura më me stil në vendin tonë. Por këtë herë ajo është pjesë e faqeve tona për një detaj tjetër.
Ndryshe nga shumë kolegë të sajët që preferon që të enjten të shplodhen në kafene rrethuar me miq, Monika e ka me nxitim.
Si duket edhe në foto, deputetja e ka marrë kafenë me vete për ta pirë në ambientet e Parlamentit. Bisedat e saj me miqtë nga politika zakonisht bëhen në oborrin e selisë, apo në ambientet e jashtme, duke lënë pak kohë për të frekuentuar me koleget kafetë pranë Kuvendit.