Prej disa kohësh na pëlqen ta identifikojmë Monika Kryemadhin, pikërisht për stilin që ajo zgjedh në angazhimin e saj si deputete. Me kombinime plot ngjyra dhe sharm, ajo ka treguar se di të bëjë një ndërthurje mes klasikes dhe “casual” më së miri.
Edhe këtë të enjte ajo u shfaq në parlament, me një fustan me imazhe asimetrike, bardhë e zi. E gjithë pamja plotësohej me çantën prej kashte dhe syzet e dielli të kuqe. Por ajo që na tërhoqi vëmendjen është fakti se deputetja e Partia e Lirisë, edhe këtë herë kishte zgjedhur ta merrte kafen me vete, për ta konsumuar në ambientet e selisë.
Ndryshe nga shumë kolegë të sajë që preferon që të enjten të çlodhen në kafene rrethuar me miq, Monika e ka me nxitim. Bisedat e saj me miqtë nga politika zakonisht bëhen në oborrin e selisë, apo në ambientet e jashtme, duke lënë pak kohë për të frekuentuar me koleget kafetë pranë Kuvendit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al