30 Korrik, 2023

Fotot nga paparazzi/ Monika Kryemadhi shfaqet më e tonifikuar dhe e nxirë


Prej disa kohësh, kemi evidentuar stilin e Monika Kryemadhit. Deputetja e Partisë së Lirisë është shndërruar në femrat e veshura më mirë të politikës sonë. Thuajse në çdo dalje të saj, ajo zgjedh një kombinim mes zyrtares dhe sportives, mes stilit trend dhe atij formal.

Këtë herë deputetja ka zgjedhur një kombinim mes jeshiles së mbyllur dhe ngjyrës kafe. Me një fustan veror nën gju, patjetër që Kryemadhi vijon të na habisë me stilin e saj gjithë sharm. Por, ajo që na ra në sy këtë herë ishte padyshim trupi i tonifikuar. Prej kohësh, ajo ka nisur palestrën, ku dhe shpesh poston në rrjetet e saj sociale, momente përgjatë stërvitjes.

E natyrisht që gjithë ky angazhimin i ka dhënë frytet, duke qenë se tashmë Kryemadhi ka një trup të tonifikuar. E duke qenë në stinën e verës, edhe pak ngjyrë e ka plotësuar imazhin e saj, duke i shkuar perfekt si me veshjen, ashtu edhe me aksesorët që ajo ka zgjedhur të mbajë në seancën e fundit parlamentare për këtë sezon.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al