10 Shtator, 2023

Fotot nga paparazzi/ Monika Kryemadhi zgjedh të bardhën për t’u rikthyer në seancat plenare


Monika Kryemadhi e hapi këtë sesion parlamentar, fiks ashtu si edhe e mbylli, plot stil. Prej disa kohësh, kemi evidentuar stilin e Monika Kryemadhit. Deputetja e Partisë së Lirisë është shndërruar në femrat e veshura më mirë të politikës sonë.

Thuajse në çdo dalje të saj, ajo zgjedh një kombinim mes zyrtares dhe sportives, mes stilit trend dhe atij formal. Në seancën e parë të Parlamentit për këtë sesion, ajo u shfaq me një kostum të bardhë, të gjerë. Në dukje, veshja dukej sa komode, aq edhe me stil, duke i shkuar për shtat natyrës sportive të Monikës. Prej disa kohësh, ajo ka ndryshuar totalisht look, duke zgjedhur të vijë më komode, por mos të humb asnjëherë pamjen e zyrtares.

Jemi të sigurt që ky vit i ri parlamentar, do ta gjejë deputeten e Partisë së Lirisë, me një “look” edhe më “in” dhe si gjithmonë të palestruar dhe në super formë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al