Qëkur ishte pjesë e “Big Brother Vip 1”, Monika Lubonja kishte shprehur dëshirën që të ishte pjesë aktive e ekranit. Aktorja, e cila ia doli që të shkonte deri në gjysmë finale, nuk ia doli që si shumë miqtë e saj të kishte një hapësirë televizive. Megjithatë, ajo vijon të jetë e ftuar në studio, ku në dy daljet e saj të fundit ka qenë më së shumti me finalistët e “Big Brother”.
Nëse i rikthehemi kohës, një vit më parë, Monika ishte ndër personazhet më të klikuara e më të ndjekura, duke pasur edhe shumë fushata publicitare. Por një vit më pas, duket se shkëlqimi i famës së “Big Brother” ka marrë fund dhe Monika tashmë i është rikthyer jetës së mëparshme. Paparaci ynë ka mundur ta fotografojë në rrugët e Tiranës, ku veshur me të zeza, kapuç dhe syze dielli, aktorja kërkon ‘të maskohet’ nga sytë e kureshtarëve. Shpeshherë, aktorja ka qenë ‘pre’ e paparacit tonë, ku edhe e kemi fotografuar me kolegë të aktrimit apo edhe ish-konkurrentë të “Big Brother”.
Por në të përditshmen e saj, aktorja preferon të jetë krejt e vetme. Pak ditë më parë, ajo iu rikthye skenës, këtë herë për t’iu përgjigjur edhe pyetjeve ngacmuese. Duke ‘u kapur’ edhe njëherë tek konfliktet me ish-banorët e Big Brother, ajo foli për raportin me Arjolën. Pyetja për Lubonjën ishte: “Monika, kohët e fundit është përfolur për shumë thumba e replika mes teje dhe personazheve shqiptarë VIP, ndaj sonte në ‘Zemër Luana’ duam një emër personazhi shqiptar që e meriton një kompliment nga ti tani, si edhe një emër personazhi që ti tani do t’i ktheje një ‘thumb’ nga skena e ‘Zemër Luana’ dhe na zbulo arsyet pse!Përgjigju me valle ose lahu në halle”.
Kështu aktorja vendosi të përgjigjej duke thënë se komplimenti i saj fillimisht do ishte për Einxhel Shkirën, por duke qenë pjesë e programit ajo nuk mund ta përmendte, ndaj vendosi që një kompliment meritonte aktorja Arjola Demiri, me të cilën u tha se nuk kishte më miqësi, por si duket vendosi të tregonte se vazhdojnë ta duan njëra-tjetrën.
Ndërsa personit të cilit do t’i dërgonte një “thumb” ishte për regjisoren Driada Dervishi dhe arsyeja ishte sepse “s’më ka ftuar të luaj më në shfaqje”, tha Monika. Para se të krijonte ura komunikimi me Arjolën, Monika ia doli të rimëkëmbë marrëdhënien e saj edhe me Ilirin. Por kjo miqësi e rilindur vjen pasi Monika u zhgënjye nga Donaldi.
Kujtojmë që brenda shtëpisë, ajo u afrua shumë me aktorin, duke u renditur te mbështetësit e tij edhe në ditët e para pas lojës. Por duket se gjërat mes tyre kanë ndryshuar dhe sot Donaldi dhe Monika as që flasin mes njëri-tjetrit. Një ndjekës e ka pyetur në rrjetet sociale për Donaldin dhe përgjigjja e saj duket se ka thënë gjithçka/ “Jo, ai është i ndrojtur, nuk para del. Flm”, është përgjigjur aktorja.
E nisur nga raporti i ngrirë me Donaldin, aktorja e njohur ka vendosutë rikthehet edhe njëherë te ish-miku i saj. Pas batutave dhe gjithçka tjetër që shkëmbyen mes njëri-tjetrit, dyshja e festoi ribashkimin edhe me një kërcim.
Ndonëse kjo bisedë u rrotullua më shumë rreth ishbanorëve të tjerë, ka pasur raste kur Lubonja ka ironizuar hapur produksionin e “BBV”. Sipas aktores, ai ka përfituar nga imazhi i saj, kujtojmë këtu që u përfol gjatë që Monika ishte e vetmja nga ish-banoret, e cila doli “duarthatë” nga eksperienca e saj në “BBV”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al