7 Prill, 2024

Fotot nga paparazzi/ Monika Lubonja sfidon edhe vajzat e reja! Aktorja shfaqet në formë fizike perfekte, por ende vetem


Që pas pjesëmarrjes së saj në “Big Brother VIP 1”, Monika Lubonja është shndërruar në një personazh shumë mediatik. Të shumtë janë ndjekësit e saj, që e mbështesin në çdo dalje të sajën, qofshin këto edhe rrjete sociale.

Por ne, si gjithmonë, na pëlqen që ti sjellim ndjekësit tanë tërësisht të shkëputur nga pjesa e famës dhe e shkëlqimit të “Instagram”-it. Paparaci ynë ka mundur ta fotografojë aktoren, në rrugët e Tiranës, ku duhet thënë edhe në të përditshmen, shfaqet në një formë fizike perfekte. E veshur me xhinse dhe një këmishë, aktorja kishte zgjedhur dhe një jelek pa krahë, për të plotësuar pamjen e saj, si një adoleshente.

 

 

E kuruar gjithnjë dhe plot stil, Monika na ka treguar tashmë se vijon të mbetet ndër femrat më me sharm në vendin tonë. Aktorja e njohur Monika Lubonja është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan me fansat momente nga jeta e saj personale dhe profesionale.

Shpesh herë ish-banorja e “BBV” ka rrëfyer që është beqare, ndërsa së fundmi gjatë një bisede virtuale me ndjekësit e saj një ndër ta e ka pyetur aktores se kur do të martohet. “Kur do të na bëhesh nuse me vello”, e ka pyetur fansi.

“Ja të shikojmë nga 24 tani”, i është përgjigjur aktorja, ndërsa nuk dihet nëse ajo po bën shaka apo me të vërtetë ka rigjetur dashurinë dhe do të kurorëzojë me martesë lidhjen e saj në këtë datë.Një tjetër komentues kurioz e ka pyetur Monikën se a do të kishte dëshirë që të merte pjesë në “BBV 3” meqë sipas tij është edhe Romeo Veshaj.

“A do doje të ishe sërish pjesë e ‘BBV 3’ meqenëse është edhe Romeo Veshaj besoj”, pyet fansi. Ndërsa aktorja tha: “Po të jem do vazhdoj me Romeon”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al