7 Prill, 2024

Fotot nga paparazzi/ Nga “Big Brother”, me vrap në Parlament, transformohet Ori Nebiaj! Ku ndihet më komode deputetja?


Muajt e fundit, Ori Nebiaj është një nga personazhet më mediatike në vendin tonë. E natyrisht që arsyeja për këtë nuk është pikërisht angazhimi i saj në politikë, por angazhimi i saj në “show” aq shumë të dashur për publikun, “Big Brother”.

Dy herë në javë, në rolin e opinionistes, Ori gjendet mëse komode në atë poltron, ndoshta edhe më komode sesa në karrigen e deputetes.

Megjithatë, herë pas here, edhe Ori është pjesë e faqeve tona, duke e sjellë në tablonë e deputetes, dhe jo të imazhit të dashur mediatik. Këtë të enjte, deputetja mbërriti krejt e vetme në oborrin e Parlamentit, ku dukej tejet serioze nga telefonata që po bënte.

E veshur me një kostum blu të errët, duket se edhe ajo, tashmë ka ndryshuar disi “codedress”, duke iu përmbajtur më mirë konturës së zyrtares së lartë. Nëse na pyesni ne, na pëlqen më shumë ajo Ori e qeshur e plot ngjyra që shfaqet në “Big Brother”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al