Njëri ministër i Mbrojtjes, tjetri deputet i qarkut të Beratit, të dy bashkë miq të mirë. Flasim për Niko Peleshin dhe Nasip Naçon, që këtë të enjte kanë kaluar goxha kohë së bashku në oborrin e Parlamentit.
Dy deputetët e Partisë Socialiste, duket se veç angazhimeve politike janë edhe dy miq të mirë. Dhe kjo foto është prova më e mirë për këtë fakt. Pas disa minutave në bisedë, dy ligjvënësit janë larguar së bashku, por, ashtu si shihet, pak para ndarjes edhe janë përqafuar. Një fakt tjetër ky që tregon marrëdhëniet e mira që eksponentët e selisë rozë kanë mes njëri-tjetrit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al