Ministrat dhe politikanët e Partisë Socialiste kanë gjithmonë një raport shumë të mirë. Javë pas jave i kemi parë ditët e enjteve në Kuvend ku paparaci ynë na sjell fotot që kalojnë goxha kohë me njëri-tjetrin.
Edhe në oborrin e Parlamentit e tillë është edhe tabloja teksa ka ardhur qeveria e Kosovës. Ndonëse ka pasur të ftuar qeverinë e vendit fqinj prapë eksponentët e Partisë Socialiste kanë zgjedhur të qëndrojnë me njëri-tjetrin. Konkretisht, Blerina Gjylameti dhe Elisa Spiropali kanë futur në mes Niko Peleshin, duke mos u shqetësuar nga miqtë e mbërritur për të shijuar një kohë me ta.
Ashtu siç shihet dhe në foto, Niko Peleshi është si veshka mes dhjamit mes dy zonjave të Partisë Socialiste. Dy zonjat janë veshur kuq e zi dhe në super formë. Blerina Gjylameti ka zgjedhur një palë pantallona të zeza dhe këmishë të zezë.
Kurse ministrja Elisa Spiropali gjithmonë “chic” në veshjet e saj kishte zgjedhur të vinte kuq e zi, xhaketë të zezë këmishë të kuqe e një fund të zi me geta e taka elegante. Natyrisht, që veçse fatlum mund ta quajmë ministrin Peleshi në këtë foto.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al